Berlusconi: Dëshirojnë të më përjashtojnë nga historia

Gjatë një bashkëbisedimi me kolegët e tij partiakë dhe me simpatizuesit nga Njësiti i Lirisë, ishkryeministri karizmatik italian, Silvio Berlusconi, i cili, për shkak të manipulimeve të ndryshme
financiare, kohë më parë u dënua me katër vjet burg, deklaroi se, për shkak të maltretimeve të
organeve gjyqësore nuk ka bërë gjumë tash e 55 ditë, dhe se për këtë arsye ka humbur plotë
11 kilogramë.

“Këto janë ditë më të vështira të jetës sime. Për shkak të akuzave të pabaza dhe të turpshme,
ata po synojnë që të më përjashtojnë nga historia. Po synojnë që të më prezantojnë si një hajn,
edhe pse kurrë në jetë nuk kam vjedhur”, deklaroi me zemërim Berlusconi, duke akuzuar
organet italiane të drejtësisë për rrënimin e themeleve të drejtësisë së vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button