Berluskoni: Nuk ngatërrova miting, por isha kurioz për të parë një të partie tjetër

Nuk bëhet fjalë për ngatërrimin e mitingut. Silvio Berluskoni nuk është dakord me lajmin e publikuar se ai e kishte ngatërruar mitingun dhe se kishte bërë thirrje aty për të votuar një kandidat jo të partisë së tij për zgjedhjet lokale. Ai reagoi duke thënë se “kjo është një budallallëk dhe një montim i fakteve për qëllime të ulëta”.

Ai thotë se kishte dëgjuar një bandë muzikore që luante. “U bëra kurioz dhe zbrita nga makina. Nuk fola me njeri. Pashë çfarë ishte dhe ika”, – thotë kavalieri. Më herët, mediat shkruajtën se ai kishte ngatërruar mitingun dhe se gabimisht kishte mbajtur një fjalim në një turmë njerëzish të mbledhur të një partie tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button