Kerry kalon me sukses operacionin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kaluar një operacion të suksesshëm në këmbën e thyer në aksidentin me biçikletë.

Kerry, 71 vjeç, është lënduar në fundjavë në Francë dhe ka udhëtuar për në Boston për trajtim.

Mjeku Dennis Burke ka thënë se operacioni ka shkuar mirë dhe se Kerry do te shërohet plotësisht.

“Procedura nuk ka qenë e komplikuar. Presim që ai të ecë të mërkurën”, ka thënë mjeku Burke.

Para se t’i nënshtrohej operacionit, Kerry ka marrë pjesë përmes telefonit në një konferencë në Paris, në të cilën është diskutuar për luftën kundër Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Back to top button