Tragjedia me anijen e mbytur në Kinë, ende 420 të humbur

Ka kaluar më tepër se një ditë e gjysëm pas mbytjes së anijes së udhëtimit që mbante më tëpër se 450 persona në bord në lumin Yangtze të Kinës,dhe ekipet e shpëtimit po “luftojnë” për të gjetur të mbijetuar

Sipas mediave vëndase 15 janë të mbijetuar dhe 8 trupa të pajetë janë gjendur nga grupet e kërkimit, ndërkohë që mbeten më tepër se 420 persona ende të humbur.Anija u përmbys në lumin Jangtze në provincën kineze Hubei.

Shumica e turistëve në bord ishin të moshës 50 deri në 80 vjeç, zërat e të cilëve dëgjohen nga brenda anijes teksa kërkojnë ndihmë.Në zonën ku është përmbysur anija, uji është rreth 15 metra i thellë çka vështirëson operacionin e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button