Kuvajti depoziton 2 miliardë dollarë ndihma për grusht shtetin e Egjiptit

Banka Qendrore e Egjiptit ka marrë një depozitë prej 2 miliard dollarësh nga Kuvajti, njoftoi guvernatori i Bankës.

Depozita është pjesë prej 12 miliard dollarësh ndihmë nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat i premtuan Egjiptit ndihmë financiare pas rrëzimit të presidentit demokratik Muhamed Mursi, transmeton mesazhi.

Guveranatori i Bankës Qendrore Hisham Ramiz tha për Reuters se depozita e të hollave tashmë është deponuar.

Vetëm një javë më parë Egjipti i kishte kthyer 2 miliardë dollarë Katarit, vend i cili mbështetetë fuqimisht Mursin.

Lajme të ngjashme

Back to top button