Siri: 2,223 të vrarë gjatë muajit maj

Të paktën 2223 sirianë janë vrarë gjatë muajit maj si pasojë e luftës civile të vendit. Keto te dhena behen te ditura nga një raport i lëshuar nga Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas shifrave, forcat e regjimit dhe milicitë e tyre besnikë ishin përgjegjës për vrasjen e 1713 njerëzve, duke përfshirë 1381 civilëve dhe 332 luftëtarëve. Gjithashtu, civilë të vrarë nga regjimi përfshijnë 236 fëmijë, 186 gra dhe 82 njerëz të cilët u vranë si rezultat i torturës.

Raporti thotë se shkalla e vrasjes së fëmijëve dhe grave në mesin civilëve ishte 31 për qind, e cila tregon synimet e regjimit për vrasje të qëllimshme të civilëve.

Ne raport njoftohert se organizata terroriste ISIS kishte vrarë 301 njerëz, duke përfshirë 104 luftëtarë dhe 197 civilë. Pjesa tjetër e viktimave janë shkaktuar nga grupet e tjera opozitare, duke përfshirë forcat kurde siriane.

Grupi i të drejtave te njeritu tha se në statistikat e saj nuk përfshihet numri i të vdekurve të militantëve te ISIS apo forcave të regjimit. /Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button