Incidentet ajrore, “Malaysian Airlines” shpallet e falimentuar

Zhdukja pa lënë gjurme e fluturimit “MH370” marsin e vitit të kaluar me 239 pasagjerë e anëtarë ekuipazhi në bord dhe goditja katër muaj më vonë e një avioni të saj në hapësirën ajrore ukrainase, që mori 298 jetë njerëzish, ishin dy grushte të forta për “Malaysian Airlines”.

Kompania ajrore, një ndër më të fuqishmet në rajonin e Azisë Jug-lindore, është teknikisht e falimentuar, siç e përkufizon shefi ekzekutiv i saj, i cili bëri publik një program ristrukturimi dhe planet për shkurtimin e 6.000 vendeve të punës.

Christoph Mueller shtoi megjithatë se, e tatëpjeta e performancës së “Malaysia Airlines” kishte nisur që përpara dy ngjarjeve tragjike të 2014-s. Për momentin, kompania funksionon normalisht dhe fluturimet vazhdojnë./ Tch

Lajme të ngjashme

Back to top button