​Tension në Oqeanin Paqësor, Kina sfidon SHBA

Një përplasje në horizont mes Kinës dhe SHBA? Mediat shkruajnë se dy superfuqitë botërore, deri më tani janë përplasur vetëm në rrafshin diplomatik dhe bëhet fjalë për kontrollin në Oqeanin Paqësor.

Pekini do kontroll të plotë të arkipelagëve të pranishëm në Detin kinez jugor dhe në atë lindor. Përplasja kryesore është për ishujt e Spratly dhe ata të Diaoyu­Senkaku. Këta territore pretendohen edhe nga Filipinet, Taivani dhe Brunei, por edhe nga Japonia.

Kina, përmes operacioneve ushtarakë, ka provokuar disa herë fqinjët e vet dhe në këtë mënyrë, kanë ndërhyrë Shtetet e Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter i ka kërkuar Kinës “që të ndalë në mënyrë të menjëhershme ndërtimet dhe pretendimet që bien ndesh si me të drejtën, ashtu edhe me normat ndërkombëtare”.

Përgjigja e Kinës ka ardhur nga zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Hua Chunying. Ai ka deklaruar se: “Askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kinës se çfarë duhet të bëjë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button