Muslimanët sonte shënojnë natën e Beratit

Sonte është nata e 15 e muajit Sha’ban që në terminologjinë islame njihet si nata e Beratit. Fjala “BERAT” dmth “falje, lirim, largim” nga mëkatet. Në këtë natë Allahu i Madhërishë i fal shumë njerëz.

Ne këtë natë, sipas disa komentatorëve të Kur`anit, Kur`ani ka zbritur në qiellin e kësaj dunjaje, kurse në natën e Kadrit ka filluar t`i zbritet Muhammedit a.s.

“Ha Mim. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” (ed-Duhan:1-4)

Muhamedi a.s. për vlerën e kësaj nate thotë: “Në të vërtetë, Allahu i Madhërishëm lëshon mëshirë të veçantë në natën e 15 të muajit Sha’ban dhe i fal të gjithë robërit e tij përveç dy personave: atij që bën shirk dhe atij që në zemrën e tij mban urrejtje.”

Andaj le të jetë kjo natë, nata faljes së mëkateve dhe mëshirës së Zotit mbi ne. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë të përgatitemi që muajin e bekuar të ramazanit ta presim të mbushur shpirtërisht.(Islampress)

Lajme të ngjashme

Back to top button