Pasurimi i anëtarëve të BDI-së dhe të PDSH –së është kauzë kombëtare

Kapixhik nr.140 , e enjte, 26 shtator

Robert Nesimi, kolumnë – “Irelevanca e partive shqiptare”, Utrinski Vesnik

Partitë shqiptare nuk kanë as ideologji, as strategji, as ndonjë vizion, por thjesht të veprojnë si krahë të zgjatura të partisë kryesore në pushtet.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Daja peshkop, partia Zot”, Dnevnik

BDI me sukses e realizon premtimin që LSDM-ja e jepte deri më 15 shtator të vitit 2002, që çdo familje do të ketë një të punësuar. Për BDI-në, por edhe për PDSH-në, nepotizmi nuk është një çështje e lidhjeve familjare, për ato punësimi dhe pasurimi i anëtarëve të tyre është një kauzë kombëtare.

Hristo Ivanovski, koment – “Sot romë, nesër …kush?”, Dnevnik

Diskriminimi i romëve në Evropë është një fakt i pamohueshëm. Askush nuk mund të thotë se ajo që po ndodh me romët në Evropë na i përkujton disa kohëra të errëta të të kaluarës më të vështirë historike në tokën evropiane – fashizmin.

Marjan Bllazhevski, kolumnë – “Buxhet me shije të pazëvendësueshme”, Dnevnik

Në bankat vendase, qytetarët e Maqedonisë dhe kompanitë ruajnë afër 4 miliardë euro, ose gati një buxhet njëvjetor e gjysëm, për shkak se nuk dij në ku më mirë t’i investojnë paratë e kursyera dhe për të marrë fitime më të mira se interesin bankar prej 3-4 përqind.

Xhejson Miko, kolumnë- “Lumturia nuk mund të blihet, ajo vetëm jepet me qira”, Dnevnik

Dhe përderisa maqedonasit në raportin e “World Happiness” (prej 2010 deri më 2012) janë pak më të lumtur në krahasim me raportin e mëparshëm, për periudhën 2005 deri më 2007, numri 118 është ende diku në pjesën e poshtme. Çfarë po ndodh këtu? Maqedoni, pse je e palumtur?

Mirçe Jovanovski, editorial- “Sufata kundë rrezatimit”, Utrinski Vesnik

Energjia bërthamore është privilegj i vendeve të pasura, duke pasurparasysh se kostoja e një blloku energjetik me forcë prej një mijë megavatësh kushton rreth 2 miliardë euro.

Ljupço Popovski, kolumnë- “Ndeshje në shirit sinematik”,Utrinski Vesnik

Prej salltanatit politik të festivalit “Manaki”, bota e filmit është zhvendosur në arenën e panairit të kotësisë. Debati rreth kandidatit maqedonas për “Oscar” ishte më shumë laik se  debat artistik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button