Poposki dhe Venizellos takohen sot në New York

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në New York do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Evangellos Venizelos, konfirmoi MPJ e Maqedonisë për MIA-n. Takimi u caktua për në ora 12 sipas kohës së New Yokut, ndërsa mbahet në margjinat e Asamblesë së 68-të të përgjithshme të KB-së.

Ky do të jetë takimi i dytë i Poposkit dhe Venizelosit, i pari u mbajt më 22 korrik në Bruksel. Temë qendrore e takimit në New York  pritet të jetë kontesti për emrin. Venizelos para disa ditëve pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun deklaroi se Athina insiston në pozitën e saj për emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, që do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button