Maqedonia kërkonë respektimin e vendimeve të gjykatës ndërkombëtare për emrin

Në debatin e sotëm për respektimin e sundimit të drejtësis, të organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, delegacioni i Maqedonisë ka përkujtuar në moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shkeljen greke të Marrëveshjes kohore.

Në debatin e udhëhequr nga zëvendës-shefi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jan Eliason dhe ministri holandez i Punëve të Jashtme, Frans Timerman, është ngritur çështja e rolit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Timerman ka theksuar se edhe pse Gjykata  deri më tani ka mundësuar që në një numër të madh të rasteve të përmbushet drejtësia në kontestet midis shteteve të ndryshme, megjithatë gjykata dështoi në zbatimin e vendimeve të saj.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki, i cili merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme ka replikuar se ky është rasti edhe në kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2011 mori vendim se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen kohore kur vendosi veto në anëtarësimin e Maqedonisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Megjithatë, ka theksuar Poposki, KB,  tani për tani nuk po arrijnë  ta zbatojnë këtë vendim i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit midis dy vendeve dhe zhbllokimin e integrimeve të Maqedonisë.

Poposki vonë në mbrëmje do të ketë takim edhe me euro komisarin për zgjerim Shtefan Fyle, ndërsa gjatë ditës së sotme pati fjalim në debatin e procesit Vjena +20 për garantimin e të drejtave të njeriut.

Poposki sot, si përfaqësues i Republikës së Maqedonisë, e nënshkroi edhe Marrëveshjen për tregti me armë, me të cilën rregullohet tregtia ndërkombëtare me armë konvencionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button