Në Stamboll u shënua 562-vjetori i pushtimit osman

Me qindra qytetarë mbrëmë në Stamboll e shënuan 562-vjetorin e pushtimit osman të qytetit.

Sulltani Mehmedi i Dytë, edhe pse një djalosh 21-vjeçar më 29 maj të vitit 1453 e pushtoi Kostandinopojën, që nënkuptoi rënie të Mbretërisë Bizantine. Në solemnitet, 562 ushtarë ishin veshur me uniforma të ushtirsë osmane, ndëra orkestra performonte këngë ushtarake.

Ceremonia e djeshme, u kryesua nga presidenti dhe nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Ahmet Davutogllu. Populli i grumbulluar brohoriste parulla për përkrhjen e Erdoganit.

Ceremonia, mbahet vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare (7 qershor), dhe u vlerësua si nj nga “festimet më të mëdha në historinë moderne të Turqisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button