Përmendoret shqiptare humbasin në labirintet qeveritare, për to vendos Zhernovski

Me miratimin e Buxhetit nga Kuvendi republikan ditë më parë janë ndarë rreth 30 milion euro shtesë për të përfunduar projektin kontravers ‘Shkupi 2014’. Këto para të ndara kanë destinacionin e mirë projektuar për përfundimin e aneks kontratave të këtij projekti, ndërkohë që ende nuk duket askund fillimi i vendosjes së busteve të heronjve shqiptarë ashtu siç ishte lajmëruar më parë.

Ndonëse përfaqësimi i simboleve shqiptare në sheshin e një kryeqyteti që tashmë ka krijuar një identitet të ri, është fare simbolik, vendosja e busteve shqiptare nuk duket askund në labirintet qeveritare. 

 “Ne si Qeveri shumë më herët kemi përfunduar të gjitha procedurat që kanë qenë nën kompetencat tona, tani procedura është nën ingerenca të Komunës Qendër, ata do ju japin hollësi për afate”,  tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

Marrja e një prononcimi nga kryetari i komunës Qendër duket shumë e vështirë, duke pasur parasysh faktin se kryetari i saj, Andrej Zhernovski, ka shprehur disa herë qëndrimin negative për përmendoret maqedonase, duke u nisur nga qëndrimet e tij, mund të dihet mirëfilli busteve të heronjve shqiptarë në projektin “ Shkupi 2014”. 

Ndarja e shumës prej 30 milion euro nga buxheti për përfundimin e projektit “ Shkupi 2014”, sipas partisë opozitare LSDM-së, nuk është objektive. Kjo parti akuzon se me aneks kontratën e projektit, shuma reale ka arritur vlerën e 60 milion eurosh.

Një ndër procedurat më skandaloze, sipas LSDM-së, është ajo e ndërtimit të kompleksit “Kryengritja e Karposhit”, ku më së pari janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 5 milion euro, duke u shtuar dhe u zgjeruar objekti, me kontratë aneks me punë të paparashikuar me shumë prej 1.5 milion euro. Në kompaninë “Beton”, megjithatë, thuhet se marrëveshja për ndërtim të përbashkët është me vlerë prej 850 mijë euro.

Sipas LSDM-së, me 21 aneks kontrata, ndërtimi i Muzeut të VMRO-së, ka kushtuar 10 milion euro më shumë, ndërsa për Teatrin e vjetër kanë qenë të nënshkruara më shumë aneks kontrata aneks, edhe atë 33, me çka çmimi i parë është rritur mbi 30 milion euro, ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese, vetëm me dy kontrata aneks, ka rritur çmimin për 7 milion euro.
Projekti i cili konsiderohet si më kontraversi në vend, realizimi i të cilit duhet të jetë gati vitin e ardhshëm, për Qeverinë vazhdon të mbetet investim me vend, derisa për ekspertët dhe opozitën harxhim i pa ligjshëm i parave të popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button