SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të ndërpres ndërtimin e ishujve artificial

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter u bëri thirrje autoriteteve në Kinë për të ndërprerë punën për ndërtimin e ishujve artificiale në Detin e Kinës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Carter, në fjalimin e tij në mbledhjen e diplomatëve vendas dhe të huaj në Singapor vuri në dukje se veprimet e fundit të Kinës në Detin e Kinës Jugore nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kundërshtojnë me forcë armatosjen në Detin e Kinës Jugore.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme në rajon, duke vënë në dukje se aeroplanët dhe anijet amerikane vazhdojnë aktivitetet kudo që lejojnë ligjet ndërkombëtare. SHBA më herët paralajmëroi Kinën për të ndaluar ndërtimin e ishujve në zonën e lartpërmendur.

Autoritetet kineze thonë se kanë të drejtë të ndërtojnë ishuj artificial në Detin e Kinës Jugore.

Zyrtarët kinezë më parë kanë thënë se aktorët e huaj nuk kanë të drejtë që ti tregojnë Pekinit se çfarë mund të ndërtojnë në territorin e saj. Përndryshe, Tajvani, Kina, Brunei, Malajzia, Vietnami dhe Filipinet shprehin pretendimet e tyre për disa ishuj që ndodhen në Detin e Kinës Jugore.

Deti i Kinës Jugore është i pasur me naftë, gaz dhe peshq. Kina pretendon se pjesa e madhe e Detit të Kinës Jugore i takon asaj. SHBA akuzon Pekinin për ndërtimin e ishujve artificiale në këtë pjesë, e cila ka për qëllim rritjen e dominimit të saj në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button