India arreston “pëllumbin spiun”

Një pëllumb “spiun” raportohet të jetë arrestuar nga policët e Indisë, sipas të cilëve, “dërgonte mesazhe sekrete nga Pakistani”.

Shpendi është kapur në një fshat të Manwal, Punjab, afër kufirit Indi-Pakistan.

Fillimisht, ai u shfaq si një zog normal në shtëpinë e një berberi. Por kur djali i tij 14-vjeçar e kapi për ta mbajtur në shtëpi, vuri re një shenjë të çuditshme, – raporton “The Times of India”. Djali e çoi zogun në komisariatin e policisë, ku oficerët zbuluan një mesazh të shkruash në Urdu me një seri numrash.

Oficerët e “dokumentuan” pëllumbin si një “spiun të dyshuar”, dhe njoftuan agjencinë e sigurisë së Indisë për një grafi, për të parë nëse shpendi kishte pajisje të fshehura.

“Nuk u gjet asgjë tjetër, por ne e mbajtëm zogun në arrest”, ka thënë Rakesh Kaushal, një përfaqësues i policisë.

Ai rrëfeu se policët kanë parë më përpara edhe pëllumbë të tjerë që fluturojnë me kamera të instaluara në për të spiunuar terrenin. “Por ne nuk gjetëm as kamera, as përgjues, as kartë SIM”, shtoi Kaushal.

Lajme të ngjashme

Back to top button