Kush është Sepp Blatter? Ish sekretari i federatës së Hokejit zviceran, ka të dashur më të re se vajza e tij

79 vjeçari Joseph Sepp Blatter, president i federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA), dje u rizgjodh në organizatën më të fuqishme botërore të futbollit, pasi që kundërkandidati i vetëm i tij, Princi jordanez Ali bin al-Hussein u tërhoq para raundit të dytë në Kongresin FIFA-s të mbajtur në Cyrih.

Kush është në të vërtetë “Blatteri jetëgjatë”? Ai ka lindur më 10 mars 1936 në Visp në kantonin e Valaisit, Zvicër, dhe u diplomua në vendin e tij, kur dhe mori diplomën në “HEC Lausanne”, në shkollën e përgjithshme ekonomike të Universitetit të Lozanës.

– Përjetoi skandale të shumta –

Blater, i cili tashmë 17 vite qëndron në krye të federatës botërore të futbollit, si president i FIFA-s për të parën herë u zgjodh më 8 qershor 1998, duke pasuar Joao Havelange nga Brazili. Para ardhjes së tij në FIFA, ai ka bërë punë të ndryshme, duke përfshirë pozicionet si anëtar kryesor për mardhënie me publikun në agjencinë turistike ‘Valaisan’ në Zvicër dhe sekretari i federatës së Hokejit zviceran. Ai gjithashtu ishte shef i marrëdhënieve me publikun në kompaninë ‘Longines S.A.’, ndërsa mori pjesë edhe në organizimin e Lojrave Olimpike në vitin 1972 dhe 1976, analizë e Anadolu Agency (AA).

Nga 1975, ka punuar në FIFA, fillimisht si menaxher teknik në periudhën 1975 deri 1981, pastaj si sekretar i përgjithshëm në periudhën nga 1981 deri më 1998, dhe më pas si president i FIFA-s nga 1998. Ai u rizgjodh si president në vitin 2002, duke fituar ndaj Issa Hayatou në zgjedhje, dhe më 31 maj 2007, edhe pse ishte nominuar vetëm nga 66 prej 207 anëtarëve të FIFA-s.

Njeriu i parë i FIFA-s, dikur luante futboll. Në vitet e 60 ishte qendërsulmues në FC Vispa, ekip i cili garonte në ligën amatore të Zvicrrës, ku më vonë do të bëhet trajneri i saj. Atëherë askush nuk mund të parashikonte se ai do të bëhet njeriu më i fuqishëm i FIFA-s.

Blater në vitin 2007 u pranua në shtëpinë e famshme të fudbollit në angli, ndërsa më 29 prill 2009 në kategorinë e veçantë si ambasadori i futbollit.

Edhe pse për katër herë zgjidhet si president, Blatter dhe FIFA shpesh herë kanë qenë në shënjestër të kritikave për korrupsion. Në skandalin e fundit të javës së kaluar u arrestuan shtatë zyrtarë të lartë të FIFA-s me akuzat për mitëmarrje në vlerë prej 100 milionë dollarë.

Megjithatë, pavarësisht nga skandalet dhe akuzat për korrupsion në FIFA, Blatter çdo herë ka arritur të qëndrojë në ballë të federatës botërore të fudbollit. Nga ana tjetër, 79-vjeçari Blatter nuk i kushton shum rëndësi kritikave. Ai me këmbëngulje rithekson se “FIFA për shkak të ndjenjave pozitive që reflekton futbolli, ka ndikim më të madhë nga cili do shtet apo religjion në botë”.

Blater deri më tani gëzonte mbështejen më të madhe në mesin e përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të vendeve të Azisë, Afrikës dhe disa vendeve të vogla të Amerikës së Jugut.

– Vajzave që luajnë fudboll u propozoi të veshin pantallona të ngushta –

Kur më 2011 Luis Suarez bëri komente raciste ndaj Patric Evra gjatë ndeshjes në Premier League, për të cilën mori denim me pezullim për tetë ndeshje, Blater tha se racizmi nuk ka vend në futboll. Duke folur për futbollin e femrave, tha që lojtaret duhet të veshin pantallona të ngushta dhe fanela të hapura për të tërhequr më shum audiencën mashkullore.

Kreu aktual i FIFA-s është martuar tri herë, dhe ka një vajzë. Partnerja e tij aktuale Linda Barras, e cila është më e re nga ai për 28 vjet, e cila e shoqëroi në Kongresin e djeshëm të FIFA-s. Barras është me origjinë nga Armenia, fjala është për vajzën e cila është tre vjet më e re se vjaza e Blatter, Corinne. Blatter për herë të parë u shfaq në publik me partneren aktuale në janar 2014, shkruan Anadolu Agency.

Lajme të ngjashme

Back to top button