Sarkozy ndryshon emrin e partisë, debate të forta në Francë

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka ndryshuar emrin e partisë së tij, nga Lëvizja Popullore (UMP) në The Republicans.

Anëtarët e partisë kryesore të opozitës votuan për mbështetjen e emrit të ri, me 83% pro ndryshimit. Kjo lëvizje solli mjaft debate në Francë, ku kritikët argumentonin se të gjithë njerëzit e Francës janë republikanë.

Z. Sarkozy mund të kandidojë sërish në presidencialet e vitit 2017. Sipas një sondazhi, 70% e publikut dhe 40% e mbështetësve të UMP-së, thonë se asnjë prej partive nuk ka të drejtën të përdorë etiketimin “republikanë”.

Në një editorial të “Le Monde”, një grup prej tre shkrimtarësh dhe politikanësh shkruajnë: Për Nicolas Sarkozy, emërtimi i partisë së tij si një mënyrë për të prezantuar të gjithë republikanët, sikur nuk ka asnjë tjetër përveç tij, është fyes dhe i papërgjegjshëm”.

Simpatizantët e krahut të majtë e kishin çuar këtë plan të Sarkozy në gjykatë, me argumentin se falë Revolucionit Francez, çdo qytetar i Francës është republikan, jo vetëm ata që votojnë ish-presidentin Sarkozy. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tyre./Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button