Përmbytjet në Teksas, rritet numri i të vdekurve

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur më shumë trupa në Teksas, duke e çuar në 24 numrin e vdekjeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Presidenti Barack Obama firmosi një deklaratë për gjendjen e mjerueshme të zonave të shkatërruara nga moti, zona që janë evakuuar thuajse tërësisht.

“Komunitetet në të gjithë shtetin e Teksasit kanë përjetuar shkatërrimin e banesave të tyre, lëndimin më tragjik. Dhjetëra persona humbën jetën”, deklaroi Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i cili i shpalli 70 qarqe si zona të fatkeqësisë.

Ende nuk është dhënë një vlerë për dëmin e përmbytjeve në Teksas, por me shumë gjasa, burimet thonë se vlera do t’i kalojë 2 miliardë dollarët./Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button