Qeveria publikoi shpallje për dy promotorë ekonomikë në SHBA dhe në Kanada

Qeveria përmes Agjencisë për invenstime të huaja dhe promovim të eksportit publikoi shpallje për dy promotorë ekonomikë në Indianapolis në SHBA dhe Montereal në Kanada.

Kandidatët e interesuar duhet ta kenë të përfunduar arsimin e lartë, përvojë pune prej të paktën dy viteve, ta njohin mirë gjuhën angleze, ndërsa ato që do të aplikojnë për vendin e promotorit ekonimik në Kanada duhet ta njohin edhe gjuhën frënge. Kandidatët duhet të posedojnë shkathësi për punë ekipore dhe të jenë të gatshëm për përkushtim themelor, angazhim të fuqishëm dhe sfida në periudhën e zbatimit të reformave strukturore të rëndësishme në vend dhe realizimin e politikave të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.

Përparësi do të kenë ato kandidatë të cilët kanë përvojë pune në vendin adekuat ose e kanë përfunduar arsimin në atë shtet, si dhe ato që shkëlqyeshëm e njohin gjuhën zyrtare ose afariste, përkatësisht njërën nga gjuhët e rajonit folës të vendeve për të cilin aplikojnë.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot deklaroi se qëllimi i Qeverisë është të përzgjidhen kandidatët më të aftë dhe më cilësorë dhe t’u jepet mundësi që të marrin pjesë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, në hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës.

“Thirrja është e hapur për secilin. Kriter i vetëm për zgjedhje do të jetë cilësia e tërësishme të cilin do ta tregojë kandidati, aftësia e tij për punë, iniciativi, idetë të cilat i ka, si dhe aftësinë ta promovojë prodhimin të cilin e ofron vendi ynë, ku nënkuptohen harxhimet më të ulëta dhe pakoja e risive për hapje dhe udhëheqje të biznesit në Maqedoni. Pas të dhënave të mbledhura dhe përpunimit të tyre, do të vijojnë edhe intervista të drejtpërdrejta me kandidatët dhe përmes fazave të selektimit do të zgjidhen kandidatët më të mirë”, theksoi Gjorgjiev.

Në shpallje theksohet se të gjithë kandidatët kanë shanse të barabarta që të zgjidhen.

Kandidatët duhet të dorëzojnë shkresë motivuese me maksimum 500 fjalë, si dhe biografi të shkurtër në email adresën [email protected] ose në Adresën e agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit në rr. “Nikolls Vapcarov” nr.7, 1000 Shkup.

Afati i paraqitjes është deri më 19 qershor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button