Komuna e Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me TBAA nga Turqia

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot priti si nikoqire përfaqësues të Asociacionit të Biznes Ëngjëjve nga Turqia, drejtorin e Bursës së letrave me vlerë të Stambollit, përfaqësues të Thesarit Shtetëror të shtetit Turk, si dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm nga fusha e biznesit dhe sipërmarrësisë.

Qëllimi i vizitës, siç thuhet në njoftimin zyrtar të komunës, ishte që mysafirët të njihen nga afër me potencialin ekonomik dhe shoqëror në komunën e Tetovës, mundësinë e investimit në biznese të reja (start-up businesses), si dhe të shofin nga afër kushtet infrastrukturore për investim që ofrohen në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

Të dyja palet në komunën e Tetovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vendosjen e partneritetit në mes TBAA (Turkish Business Angels Association) dhe komunës së Tetovës, lidhur me shkëmbimin e informatave, investimeve potenciale të përbashkëta, trajnim dhe promovim të investimit sipas modelit të biznes ëngjëjve në shtetet, rajonet dhe ekonomitë e tyre lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button