Bushati: Shqipëria dhe Greqia mund t’i zgjidhin problemet vetëm me dialog

Shqipëria dhe Greqia mund t’i zgjidhin problemet vetëm perms negociatave dhe dialogut, ndërsa jo me deklarata. Këtë e kumtoi ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili shton se komunikimi me qeverinë aktuale të Athinës është zvogëluar në krahasim me kabinetin paraprak.

Në lidhje me çështjen për kufijtë detarë, të cilat gjithmonë i ashpërsojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati thotë se janë “hapur të gjitha mundësitë”.

Sipas tij, zgjidhja e problemit është të fillojnë negociata mes të dy shteteve dhe bazë për atë është e drejta ndërkombëtare.

“Mund të them se politika e jashtme e Shqipërisë është konstruktive dhe dinamike, si dhe e balansuar”, shtoi Bushati duke i’u përgjigjur kritikave të Athinës se MPJ­ja e Shqipërisë bën “diplomaci amatore”

Lajme të ngjashme

Back to top button