Dy tetovarë janë lënduar rëndë në një rrahje të ndërsjelltë

Dy persona janë lënduar rëndë në një rrahje që mbrëmë rreth orës 1 e 50 minuta pas mesnate ka ndodhur në rrugën 133 para objektit hotelierik “Angle” në Tetovë, ka informuar zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, tetovarët Z.R. (45) dhe I.M.(33) së pari kanë filluar grindje verbale, që shpejt ka kaluar në qërrim-hesapesh fizike në të cilën janë goditur me grushta dhe gjëra të tjera. Me ç’rast I.M. mori çarje të vogla në pjesën e majtë të fytyrës dhe pas ndihmës së dhënë në klinikën e Tetovës është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Në rrahje me lëndime në kokë dhe fytyrë ka qenë edhe Z.R., i cili pas ndihmës së dhënë është mbajtur për shërim në klinikën e Tetovës.

Kontroll ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë dhe punohet në zbardhjen e incidentit, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button