LDK dhe Gjykata Speciale

Zgjedhjet në LDK në fund të kësaj jave të cilat qe tani po tregojnë një rivalitet të madh dhe akuza kundër njeri-tjetrit të kandidateve potencial, po shpërfaqin pakënaqësitë e mëdha që kanë anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së me qeverisjen aktuale dhe partnerin e koalicionit. Megjithatë jo vetëm  kjo është arsyeja e vetme, por fakte të tjera që vendosin drejtë ndërrimit të lidershipit të LDK-së është edhe humbjet e njëpasnjëshme që ka pasur kjo parti, dhe njëkohësisht edhe rënje ne elektoratin e saj. Ndonëse deri tani LDK ishte fshehur prapa “Namit” të liderit të tyre shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova, sot njerëzit që ishin nën udhëheqjen e tij kanë devijuar dhe nuk kanë gjetur rrugën e fitores dhe promovimit të lidershipit tek qytetarët, dhe madje ata kanë zhgënjyer edhe vet elektoratin dhe deputetët e tyre. Sipas sondazheve të bëra në media, deri tani prinë fuqishëm Vjosa Osmani, mirëpo duke njohur politikat distancuse të LDK-së qe nga viti 2006 jam skeptik në fitoren e saj.

Mirëpo zgjedhjet në LDK mund të jenë edhe fati i koalicionit dhe qeverisjes që sot ka shteti i Kosovës, dhe nëse Kryeministri Isa Mustafa nuk do jetë në krye të LDK-së, qysh në Qershor NE mund të kemi edhe shembje të koalicionit dhe rrugëtimin e vendit drejtë zgjedhjeve të parakohshme, pasi asnjeri nga pasuesit nuk do të rrijë në koalicion me PDK-në. Në anën tjetër “Gjykata Speciale” mund të jetë një përplasje e radhës mes Qeverise dhe qytetareve të cilën LDK dhe Isa Mustafa nuk do mund ta përballojë dhe do të detyrohet që të jep dorëheqje të parakohshme duke dërguar vendin në zgjedhje.

Prandaj nga kjo që u tha me lartë viti 2015 ashtu siç ishte paraparë edhe nga shumë analistë të tjerë vendor edhe ndërkombëtar, mund të jetë vit i vështirë për politikën kosovare dhe qytetarët e vendit, jo vetëm për shkak të shembjes se koalicionit qeverisës, por për shkak të domosdoshmërisë se themelimit të “Gjykatës Speciale” të cilën na është imponuar nga qeverisja e kaluar. Prandaj çfarëdo skenari i mundshëm i dalë nga zgjedhjet e LDK-së nuk do mund të evitojë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, dhe humbja e Isa Mustafës mund të jetë një shfajësim për premtimet që ja ka bërë partnerit të tij, në anën tjetër edhe mund ta ngritë LDK-në për të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Duke njohur problemet e mëdha qe po kalon PDK për shkak të rivalitetit të brendshëm dhe Gjykatës Speciale, një lidership i ri në LDK,  jo që do ta reformonte vetëm këtë parti, por do të jepte shpresa për një reformë qeverisëse në tërë vendin.

Sidoqoftë zgjedhjet në LDK dhe “Gjykata Speciale” do të sjellë  një kaos politik në vend, dhe tejkalimi i saj kërkon maturi nga qytetarët pasi edhe nëse do të këtë zgjedhje të reja dhe qeverisje të re evitimi i “Gjykatës Speciale” do mbetët i paevitueshëm, dhe do ta sjellë Kosovën para një sfide të madhe. Procesi i ecjes normale të Kosovës drejtë integrimeve evropiane tanimë edhe është kushtëzuar nga kjo Gjykatë, dhe presioni vendor e ndërkombëtar është rritur tej mase, mirëpo ndryshime të tillë na qeverisjen e vendit edhe mund ndoshta ta zbusin qëndrimin qytetarë karshi proceseve dhe Kosova ta kalon edhe këtë sfidë të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button