VMRO: Faleminderit Zaev që po na i promovon projektet

VMRO-DPMNE në një reagim me shkrim ka thënë se audio-incizimet e publikuara nga LSDM-ja për “Shkupin 2014”, vërtetojnë se nuk ka pasur asnjë veprim kriminal, por tentime për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve.

“Faleminderit që na rikujton dhe promovon projektet, mbi 300 autobusët e rinj me të cilët në ditë udhëtojnë mbi 11.000 qytetarë, Aqua Parkun e ri, planin për ndërtimin e Luna Parkut modern, objektet e reja të ndërtuara për institucionet, që edhe ata të kenë vendet e tyre modern sikurse të gjithë në botë që të mos detyrohen të paguajnë qira”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së drejtuar kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ata rikujtojnë se përpos projekteve të përmendura, janë ndërtuar edhe 70-të shkolla dhe rreth 350 janë rinovuar, është investuar në infrastrukturë, janë siguruar pajisje mjekësore, dhe janë hapur mbi 130 mijë vende pune.
Ata shprehen të shqetësuar nga fakti se përpara lëshimit të materialeve të krijuara po jepen hyrje të rrejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button