Mbretëria e Bashkuar kërkon një BE të reformuar

Kryeministri britanik i rizgjedhur, David Kamerun, zhvilloi një takim në Berlin me Kancelaren Angela Merkel. Tema kryesore e bisedës mes tyre ishte qëndrimi Mbretërisë së Bashkuar në BE. Kamerun theksoi se britania do të qëndojë vetëm në një BE të reformuar.

Qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian ishte në qendër të diskutimeve të takimit të zhvilluar në Berlin mes David Kamerun dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Mes pikave më të rëndësishme të programit të qeverisë së kryeministrit britanik është edhe rishikimi i raportit me BE dhe zhvillimi i një referendumi deri në vitin 2017.
“Për BE-në është më mirë që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë. Besoj se është në interesin kombëtar britanik qëndrimi në një BE të reformuar. Kjo është ajo që duan të dy palët dhe për ta arritur atë objektiv do të punojmë në muajt e ardhshëm”- u shpreh Kameron.
Ndërkohë, gjermania beson se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në Bashkimin Europian.
“Në Europë ekziston një princip i rëndësishëm. Nësë një shtet anëtar ka një nevojë osë dëshirë, mblidhemi dhe e diskutojmë dukë marrë parasysh edhe opinionet e shteteve të tjera. Por është edhe një vijë e kuqe e principeve themelore që nuk duhet të kalohen. Për shembull, liria e tregtisë më Europë dhe lëvizja e punonjësve”- deklaroi Merkel.
Kryeministri britanik do të zbulojë detaje të tjera të reformës për Bashkimin Europian në Samitin e BE qe do të zhvillohet me 25 dhe 26 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button