Demiri i sjell pikën e parë Shkupit jashtë Çairi (Foto+Tabela)

Shkupi më në fund ka marrë pikën e parë si mysafire, edhe atë në ndeshjen kundër ekipit të Pobeda Junior, skuadër kjo që është një nga pretendentët për pozitë të lartë.

Gjithçka kishte filluar në mënyrë më të mirë të ekipit nga Shkupi, kur pas një kundërsulmi, vjen dhe krosimi i Goran Stankovskit, ndërsa për mrekulli ka pranuar topin Besir Demiri, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij. Kështu nga minuta e 9-të shkupjanët kanë arritur që të ruajnë epërsinë, ndërsa vetëm  12 minuta para fundit, nikoqirët shfrytëzojnë terrenin e dobët për lojë dhe barazojnë rezultatin. 

(Besir Demiri dhe Goran Stankovski, dyshja e cila realizoi golin)

Nga ekipi i KF Shkupit, të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga pika që fituan, edhe pse janë të vetëdijshëm se ishin shumë afër triumfit.
“I kishim tri pikët në konton tonë, por fusha shumë e keqe për lojë bëri që në fund të mos arrijmë ta mbrojmë epërsinë. Djemtë tanë kanë luajtur një lojë shumë të mirë, duke treguar se fitorja ndaj Teteksit javën e kaluar nuk ishte e rastit. Shpresojmë që ndeshjen e radhës të vazhdojmë me suksese dhe pa disfatë”, ka thënë ndihmës trajneri Zekerija Ramadani menjëherë pas ndeshjes.

KF Shkupi ka përforcuar pozitën e 10-të në tabelë, duke qenë shumë afër dhe me konkurrentët që janë në pjesën e sipërme të tabelës. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Çair, kundër ekipit të Rrufeja M, skuadër kjo që sot ka mundur me rezultat 2:0 “11 Oktomvri”. Vrapçishti më në fund ka marrë fitore, kur me rezultat 3:0 e ka mundur ekipin e Lokomotivës, Zajazi edhe pse e nisi mirë kundër Sileksit, duke kaluar në avantazh në fillim të ndeshjes, në fund pësoi disfatë të lartë 5:1, ndërsa edhe Drita nuk i ka bërë ballë skuadrës së Maxharit, nga të cilët ka pësuar me rezultat 2:1.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Novaci – Skopje 1:0, Tiverija – Miravci 2:0, Teteksi – Boreci 4:0. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button