Asociacioni i Mediave, TV-të Kombëtare: SHGM të kërkojë falje

Asociacioni Maqedonas i mediave kërkon që kreu i Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani, të kërkojë publikisht falje brenda 24 orësh, për shkak të analizës së publikuar një ditë më parë, për reklamimin qeveritar në televizionet kombëtare.

Po ashtu, edhe anëtarët e Asociacionit, Alsat M, Kanal 5, Sitel, Telma dhe Alfa, paralajmërojnë procedurë gjyqësore. Në një studim, i shpalosur nëj ditë më parë, Naser Selmani prezantonte shifra disa herë më të larta nga realet, të parave që hyjnë në televizione nga Buxheti i shtetit.

Sipas reagimit të AMM-së, kjo e ashtuquajtur “analizë”, ka të dhëna të pasakta që e dezinformojnë plotësisht publikun. Arsyet e veprimit të Selmanit, sipas AMM-së mund të jenë vetëm dy: ose kapaciteti intelektual dhe gazetaresk i atyre që kanë punuar mbi këtë çështje është shumë i ulët për të bërë analizë gjithëpërfshirëse për, ose, qëllimisht duan ta dezinformojnë publikun. /Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button