Kthehet Suarez per Copa del Rey

Barcelona ka marrë një lajm të mirë, pasi Luis Suarez është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë gati për finalen e kupës kundër Athletic Bilbaos.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Luis Enrique, i cili tha se Suarez ka stërvitur shumë mirë këtë javë.

“Ai është mirë. Ai ka stërvitur shumë mirë këtë javë dhe në princip është gati sikurse çdo lojtar tjetër në skuadër”, tha Enrique gjatë konferencës për media, transmeton Gazeta Express.

Suarez nuk luajti në dy ndeshjet e fundit në La Liga,por ai tashmë është gati për finale të Copa del Rey.

Lajme të ngjashme

Back to top button