Pendarovski: Qeveria përgjegjëse për ngjarjet në Kumanovë

Kandidati presidencial i LSDM-së në zgjedhjet e fundit, Stevo Pendarovski konfirmon se pas ngjarjeve të Kumanovës qëndrojnë struktura aktuale të pushtetit në Maqedoni. Këtë tezë e bazon në informacione me të cilat posedon edhe pse shpreh rezervë, se ndoshta ka rrethana që nuk i ka të qarta deri në fund. Komenti i tij vjen pas publikimit të teksteve të gazetarëve nga Kosova, por edhe nga Maqedonia në të cilat madje u zbulua edhe identiteti i agjentit të Agjencisë së Inteligjencës, i cili gjoja është takuar me një pjesë të krerëve të grupit të Kumanovës disa muaj para ngjarjeve të 9 majit. Megjithatë, Pendarovski konsideron se fokusi duhet të zhvendoset në pyetjen, Kush ka dhënë urdhër për këto takime.

“Mendoj se theks të madh po i kushtohet atyre që kanë qenë atje, çfarë kanë biseduar, a janë mercenarë, a janë terroristë, është krejtësisht njësoj. E nuk parashtrohet pyetja kush i ka dërguar ato njerëz atje sepse edhe për këtë ekzistojnë edhe dokumente, edhe regjistrime edhe informacione. Një pjesë të këtyre gjërave posedon opozita, shumë më shumë posedojnë disa miq tanë ndërkombëtarë. Do të thotë, faktorë politik nga Shkupi, sipas asaj që unë e di dhe them se kjo nuk është e tërë e vërteta, i kanë instruktuar këto operues që t’i bëjnë këto punë që i kanë bërë. Dhe kjo është një situatë paradoksale. Ju jeni në pushtet…ju organizoni një gjë të tillë. Pse? Me siguri, është supozimi im, të ndërpritet kjo seri e gjatë dhe e errët e bombave të opozitës kundrejt pushteti tuaj”, tha Stevo Pendarovski – ish kandidat për president.

Në paraqitjen e tij, Pendarovski shpjegoi se agjentët për urdhrat e tyre me siguri kanë përpiluar edhe dokumente dhe shënime përkatëse gjegjësisht me siguri ka gjurmë të shkruar se me urdhrin e kujt është bërë. Megjithatë, ai vlerëson se nuk pret cilado nga shërbimet sekrete të del me qëndrim lidhur me këtë çështje dhe tekstet e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button