Sepp Blatter zgjidhet president i FIFA-s

Edhe përkundër skandalit të ditëve të fundit në FIFA, është përsëri zvicerani Sepp Blatter që është ri-zgjidhur në krye të FIFA-s.

Blatter në garë për kreun e institucionit më të madh të futbollit, ka mposhtur Princin nga Jordania, Ali bin Al – Hussein.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Blatter nuk arriti të merr 2/3 e votave, por po printe bindshëm, ndërsa në raundin e dytë, Al – Hussein u dorëzua.

Blatter do të qëndrojë në krye të FIFA-s deri në vitin 2019./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button