Një letër prekëse për Ramën nga një 14 vjeçar, pasi babain i’a hoqën nga puna

Një letër e hapur i është drejtuar kryeministrit Rama nga një 14 vjeçar, të cilit i kanë hequr të atin nga puna. Djali nga qyteti i Korçës shpreh në mënyrë publike shqetësimin e babait të tij, i cili është pushuar nga puna si mjek-kirurg, profesion të cilën e ushtronte prej vitesh në Spitalin Rajonal të Korçës.

“Të nderuar Z. Kryeminister Edi Rama, Zv. Kryeminister Niko Peleshi, Minister i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Quhem Vangjel Nikolla Nunka, jam 14 vjeç nga Korca.

Kam një kohë të gjatë që ndjehem shumë i shqetësuar dhe nuk fle natën për babin tim të dashur, sepse nuk kanë të mbaruar hallet dhe shqetësimet e tij. Babi im është një mjek Kirurg i Specializuar në shumë vende të Botës si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari, etj.

Ai zotëron shumë gjuhë të huaja dhe me pasion të madh dhe sakrifica, ka sjellë të reja të shkencës kirurgjikale në qytetin tonë. Nuk e kuptoj pse duhet të vuaje ai kaq shumë???!
Sot në mëngjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontrates së punës dhe nxjerrja e tij në mes të kater rrugëve si të papunë.

Ç’farë paturpësi dhe hakmarrje është kjo ndaj familjes time?
Pse duhet te vuaj unë kaq shumë në këtë moshë të mitur, duke e parë çdo minutë deshpërimin e prindërve të mi të dashur?
Oh sa keq po ndjehem!

Zotërinj Qeveritarë, pse heshtni dhe nuk përgjigjeni ndaj letrave të babit tim, duke e lexuar qartë të vërtetën e shprehur në ato letra prej tij. Mos lejoni këtë padrejtesi të turpshme ndaj babait tim, dhe të bëhet shkak i vuajtjeve të pafund të familjes time.

Kë duhet të vrasë ndërgjegjia që une në këtë moshë të vogel të pësoj tronditje kaq të madhe shpirtërore për këtë hakmarrje të shëmtuar që po i bëhet familjes sime të ndershme.

Jam shumë i sigurt se nuk ka njeri me të ndershëm se babai im! Ju lutem shumë të degjoni thirrjen e një djali 14 vjeç që kërkon nga ju një përgjigje sa më të shpejtë ndaj letrave që ju ka derguar babai im dhe zgjidhjen e këtij problemi ai të kthehet në vendin që i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar ne Spitalin e qytetit të Korçës. Më besoni, po them të vërtetën dhe ato që ndjej thelle në zemrën time. Me respekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korçë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button