Kumanova – konflikt vlerësuar në disa periudha!

Para disa kohesh, kur përmes shkrimit “Kumanova-konflikit parë në disa aspekte”, me informacionet që kishim për momentin, unë u mundova që të bëj një analizë të situatës duke parë ngjarjet e 9 majit në Kumanovë në disa aspekte. Mirepo pas një përiudhe ku shume fakte dita ditës po dalin dhe që e kthjellojnë situatën, do të mundohem që tani ngjarjen e Kumanovës ta analizoj edhe në disa faza.

Ngjarja në Kumanovë duhet të analizohet në katër fazat e saja, e para deri në momentin e sulmit të postës policore në kufirin Kosovë – Maqedoni (Grushinë), periudha në mes Grushinës edhe Kumanovës, ditët e 9 dhe 10 maj 2015 në Kumanovë dhe pas Kumanova. Në të gjitha këto periudha ka aktorë dhe protagonist të vërtetë që pa hezitim duhet të përmenden. Vetëm nëse gjërat i themi ashtu sic edhe në të vërtetë janë do të mund të kontribuojmë në tejkalimin e situatës.

Peridha e parë, pra deri në Grushinë. Kjo periudhë në fakt është më e rëndësishmja, sepse është periudhë kur edhe është planifikuar gjithcka dhe që ka mund të parandalohej gjithcka. Në bazë të asaj që lexojmë dhe në bazë të logjikës kjo periudhë ka qenë periudha e prapaskenave. Në këtë periudhë janë mbajtur takimet e fshehta të disa pjesëtarëve të grupit, grumbullimi i tyre, takime në mes disa pjesëtarëve të grupit me përfaqësues të shërbimit sekret maqedon ose të skenaristëve të ngjarjes. Por, në këtë periudhë ka pasur edhe takime të përfaqësuesve politike të vendeve të rajonit që kanë shkëmbyer informacione rreth aktiviteteve të këtij grupi.
Kjo periudhë ka qenë vendimtare dhe ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rrjedhën e ngjarjeve të tre periudhave të tjera. Nëse institucionet kompetente, në radhë të parë ato në Kosovë do të kishin reaguar në kohë dhe do të ndërmerrni masa ndaj pjesëtarëve të këtij grupi, me siguri se ngjarjet e Grushinës dhe Kumanovës nuk do të ndodhnin ose do të ishin të përmasave më të vogla. Të posedosh inforamcion se grupi palnifikon të sulmojë një postë policore në kufi dhe në shtet tjetër dhe të mos ndërmarrësh asnjë veprim, në një farë mënyre të bën përgjegjës, por pse jo edhe bashkëpjesëmarrës në akt. Mendoj se institucionet e shtetit më të ri në Evropë në këtë rast kanë dështuar rëndë.
Politika shqiptare e Maqedonisë në këtë periudhë ka dhënë maksimumin e saj që nga kjo periudhë gjërat të parandalohen. Këtë e ka bërë nëpërmjet takimeve dhe informimit të institucioneve në Kosovë për situatën, pasojat që mund të ketë me veprimet e këtyre grupeve. Por, në këtë periudhë protagonist kanë qenë edhe disa mediume dhe analistë që fatkeqësisht kanë kontribuar që situate të shkoj në drejtim të gabuar.

Periudha e dytë, është pasojë e planeve të periudhës së parë dhe nxjerr në pah skenarin mirë të përgatitur nga autorët. Skenari dhe qëllimi janë shumë të lexueshëm, sepse në atë postë policiore ka pasur rreth 65 pushkë automatike dhe disa pistoleta, bashkë me disa arrka municion, mjaftueshëm për të bërë “dëm” aq sa ka planifikuar skenaristi. Numri i policëve në atë postë policore ka qenë aq sa për të thënë që ka polic aty. Bile sipas disa informatave atë ditë policët kufitar të Maqedonisë nuk kanë marrë pjesë në patrullimin e përbashkët në mes policisë së dy vendeve, praktikë kjo e vendosur prej disa viteve. Nëse shërbimet e dy vendeve kanë poseduar informata se kush janë përgjegjësit e “sulmit” në Grushinë dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër tyre, kjo të len të kuptosh se “sulmuesit” kanë qenë të porositur dhe se janë të mbrojtur nga dikush. Të të ndodh një sulm I tillë dhe në të njejtën kohë grup I armatosur prej 50 personash të lëviz i lirë në atë territor, s’do mend të kuptosh se ata kanë poseduar “shengen vizë” malore për lëvizje të lire . Bile këta persona kanë arritur t`u shmangen edhe vëzhgimit policor dhe vëzhgimit të mjeteve të sofistikuara dhe arritën të stacionohen në një Lagje të banuar me njëzet mijë banor në Kumanovë.

Periudha më tragjike është ajo e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë. Luftimet që ndodhën atë ditë me sa duket ua prishën planet skenaristëve, sepse incidenti I “kontrolluar” doli jashtë kontrollit dhe mori përmasa të paplanifikuara nga ata. Ndoshta “rojet” nuk kanë qenë mirë të informuara se nuk duhet të sulmojnë policinë. Kjo më shtyn edhe më shumë të besoj se jo të gjithë kanë qenë pjesmarrës në përpilimin e këtij “skenari”, por mes tyre ka pasur edhe idealistë të manipuluar nga “shokë të idealit”. Fat në këtë fatkeqësi është që nuk ka civilë të vrarë në mesin e viktimave. Por, nga ajo ditë më të dëmtuar dolën shqiptarët edhe në aspektin e numrit të viktimave, por edhe në aspektin material dhe prishjes së imazhit kombëtar. Në këtë ditë tragjike ata që kanë vërejtur se janë tradhëtuar dhe se janë future në kurth kërkuan ndihmë nga përfaqësuesit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë dhe komuniteti ndërkombëtar.
Se kanë qenë të tradhtuar dhe të futur në kurth nga dikush dëshmon edhe deklarata e Ali Ahmetit ku tregon se njëri nga anëtarët e grupit të armatosur që ka komunikuar me atë ditën tragjike, i kërkon ndihmë Ali Ahmetit për tërheqje të penduar se kanë gabuar, si dhe se nuk do ta përsërisin këtë gabim kurrë! Ndihmën që u ka ofruar Ali Ahmeti në këtë rast nuk mund të konsiderohet si tradhëti nga ana e tij, por vetëm si një veprim human i tij. Tradhëtia nëse ka ndodhur në gjithë këtë ngjarje nuk mund të kërkohet në këtë periudhë, por në dy periudhat e më hershme , deri në ngjarjet e 9 majit. Në këto dy ditë tragjike për Kumanovën politika shqiptare ndikoi që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohej realisht. Kurse, fatkeqësisht disa mediume plasuan aq shumë dezinformata sa që krijuan huti në gjithë opinionin kombëtar. Nëse mediumet nuk kanë përgjegjësi ligjore për informimim jo të drejtë, të paktën duhet të ndjejnë përgjegjësi morale, sepse të shpallës të vdekur një fëmijë 8 vjecare bashkë me dy prindërit është më tepër se dezinformim, është kriminalitët dhe shpirtligështi. Këtë dezinformatë pasataj e pranuan si të mirëqenë edhe disa pseudopolitikanë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Periudha pas Kumanovës ishte dhe akoma ngelet periudhë që më shumë merret me pasojat se sa me arsyet e vërteta. Ata që mundohen ta analizojnë këtë periudhë nuk mund ta bëjnë të njejtën nëse nuk I posedojnë informatat e nevojshme të tre periudhave të para. Nëse pjesëtarët e grupit të armatosur janë takuar me përfaqësues të shërbimit sekret maqedon, kanë pasur për qëllim destabilizimin e kontrolluar të situatës së sigurisë dhe situatës politike në Maqedoni, nëse ata “pushtuan” një pikë policore në tre hapa sic u shpreh në një intervistë një person që ishte takuar me agjentin Sh. M. në Ferizaj, nëse ata u futën pa u “vërejtur” në Kumanovë dhe paskanë qenë të koordinuar me skenaristë të shërbimit sekret maqedon, nëse AKI ka poseduar informata të mjaftueshme për veprimtarinë e këtij grupi, atëherë ju lutem që fajtorin mos ta kërkojmë tek politika shqiptare në Maqedoni, por atë ta kërkojnë diku tjetër.

Nëse qëllimi i skenaristëve ka qenë destabilizimi i kontrolluar, të zhvendoset vëmendja nga kriza politike në kampin politik Maqedon , dëmtimi i subjektit politik shqiptar në Qeveri, atëherë të pa logjikshme janë akuzat për tradhti nga Ali Ahmeti, sepse Ai nuk mund të punojë kundër interesit të partisë së tij dhe kundër interesit kombëtar shqiptar. Prandaj, fajtorin mund ta kërkoni vetëm te ata që janë dakorduar të realizojnë një skenar të përgatitur nga qarqet antishqiptare dhe askund tjetër.

Emëruesi i përbashkët i gjithë këtyre periudhave është mosreagimi në kohë i institucioneve që janë përgjegjëse për të parandaluar skenare të tilla dhe që gjithashtu janë të obliguara të mbrojnë interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button