Në Manastir gjenden 24 bomba ajrore nga Lufta e Parë Botërore

Pirotekniku Gjorgji Stefanov dje ka njofuar se ka gjetur 24 bomba avionësh të paeksploduara nga Lufta e Parë Botërore në stacionin e trenit në Manastir.

Bombat u gjetën pas ndërrimit të gypave të ujit nga punëtorët në ujësjellësve, transmeton TetovaSot.

Në Manastir dhe edhe në vende të tjera janë gjetur bomba të pashpërthyera.

Zoran Paunovksi nga fshati Kazhani ka raportuar se pas punës së tij në oborr, ka gjetur një bombë të Luftës së Dytë Botërore dhe një bombë tjetër artilerie të pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore.

Bombat janë marrë nga ekspertët për ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Back to top button