Thaçi takohet me Peterle

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Bashkëkryetarin e Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, Alojz Peterle

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me bashkëkryetarin e Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, Alojz Peterle.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi Eurodeputetin slloven me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë. Kryetari Thaçi gjithashtu vlerësoi se rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë është arritja e një marrëveshje të qëndrueshme në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, që do të përshpejtonte zgjidhjen e problemeve të brendshme, si dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, andaj në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare me politikë konstruktive dhe të përgjegjshme do të vazhdojë ta jep kontributin e saj maksimal në këto procese.

Lajme të ngjashme

Back to top button