Zbulohet identiteti i personit të mbytur në lum në Gostivar

Trupi i pajetë i një burri të moshuar, dje pasdite vonë u nxorr nga ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Çajle, Gostivar. Sipas njohurive të para, bëhet fjalë për V.J (86), banor i fshatit Çajle, i cili në mëngjes nga të afërmit e tij ishte raportuar si i zhdukur.

Trupi i pajetë në ujërat e Vardarit, në vendin “arrat e poshtme”, rreth orës 17, e ka vërejtur një kalimtar i rastit dhe e ka raportuar në zyrat e policisë në Çegran.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë që e udhëhiqte prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij, trupi është dhënë në autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Plaku i vdekur, për herë të fundit është parë në mëngjes në urën e fshatit, gjysmë kilometër larg nga vendi ku u gjet trupi i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button