Simpozium ndërkombëtar me temë mbi Implantologjinë Dentare

Implantet dentare janë zëvendësuesit e vetëm të rrënjës së humbur të dhëmbëve natyral, por implantologjia dentare si pasojë e zhvillimit të saj tanimë ka edhe sfidat profesionale në punën praktike të dentistit në Maqedoni.

Simpoziumi i rradhës nga Shoqëria Stomatologjike Shqiptare në Maqedoni do të trajtojë këtë temë në Tetovë në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës në ambientet e Rektoratit me datë 31 Maj 2015.

“Ky simpozium me pjesëmarje ndërkombëtare nga ekspert në lëmin e implantologjisë – e cila me hapa gjigante ec drejt majes së stomatologjise bashkekohore zë vend të rëndësishëm në praktikën e përditshme” shprehet Dr. Nedim Kasami, kryetar I Shoqërisë, – “Rast i mire që edhe ordinancat e përgjithsme stomatologjike ta bëjnë hapin e parë në këtë lëmi nëpërmjet kontakteve me ligjëruesit dhe të njohtoen për së afërmi me protokolet themelore të implanologjisë që sjellin benefit të respektueshem për cdo rast klinik. Do të ketë edhe ekspoziturë të firmave me implante dhe pajisje për kirurgji dhe implantologji më leshime të posaçme për ketë simpozium“.

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare njihet si një ndër organizatat më të suksesshme në Maqedoni sa i përket organizimeve profesionale, me fillesën e saj që nga viti 1997.

Lajme të ngjashme

Back to top button