Mbi 1.800 të vdekur nga vala e të nxehtit ekstrem (Foto)

Temperaturat marramendëse i kanë marrë jetën edhe disa qindra indianëve gjatë orëve të fundit, ndërsa mijëra fshatra të Indisë po përballen me mungesë të ujit.

Numri i të vdekurve nga vala disajavëshe e të nxehtit ka shkuar në mbi 1.800, transmeton Tribuna Channel, teksa meteorologët kanë thënë se temperaturat e larta vrastare do të vazhdojnë edhe të paktën dy ditë në një pjesë të madhe të vendit aziatikojugor, nga Tamil Nadu në jug deri në Himaçal Pradesh, afër Himalajeve.

Shumica e viktimave, që kanë vdekur kryesisht si pasojë e dehidrimit dhe hipertermisë, kanë qenë në shtetet jugore të Andhra Pradeshit dhe Telanganas, ku 100 njerëz kanë vdekur vetëm të enjten, teksa temperaturat kanë shkuar në 43 gradë Celsius.

Mijëra cisterna uji janë dislokuar në më shumë se 4.000 fshatra dhe vendbanime që po përballen me mungesa të theksuara të ujit, kanë thënë zyrtarët. Njerëzit në mbarë Indinë gjithashtu kanë raportuar për dëmtim të të mbjellave dhe vdekje të kafshëve, teksa disa prej tyre janë dorëzuar përballë etjes. Indianët po bëjnë çfarë po munden për të mundur të nxehtit, duke qëndruar në hije, duke u zhytur në lumenj dhe duke pirë shumë ujë e lëngje të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button