Shkëndija në pushim deri më 5 qershor

Futbollistët e Shkëndijës tani më tre ditë janë duke shijuar pushimin e shkurtër veror, para sfidave që skuadrën e presin në eliminatoret e Liga Evropës.

Një pjesë e futbollistëve u lanë në pushim prej para 10-të ditëve, ndërsa pjesa tjetër menjëherë pas duelit të fundit kampional me Metalurgun (2:1) në Kërçovë. Sipas planit të hartuar prej më parë, futbollistët do të jenë të lirë deri në 5 qershor, kur edhe është paraparë të zhvillohet grumbullimi i para për fillimin e përgatitjeve verore.

Duke ditur se ekipin e pret paraqitje në Evropë, kryesia është duke punuar intenzivisht në kompletimin e skuadrës. Nga takimet dhe analizat e këtyre ditëve, do të vendoset për largimet eventuale dhe përforcimet që do t’i bashkohen skuadrës. Përgatitjet verore me shumë gjasa do të zhvillohen në Slloveni, ndërsa mbetet të saktësohet lokacioni ku ‘kuqezinjtë’ do të vendosen për të realizuar përgatitjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button