Vendi ku puna e fshatarit paguhet 3100 euro në muaj

Të jesh fshatar? Përse jo, duke parë se papunësia ka arritur kulmin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në një pjesë të madhe të shteteve, e në Zvicër, duke bërë punët e zakonshme të një njeriu që jeton në fshat mund të fitosh deri në 3 mijë euro në muaj.

Agjencitë agrokulturore në këtë vend janë të gatshme të shtojnë personelin dhe njëkohësisht pranojnë të punësojnë edhe refugjatë nga vendet e tjera. Përse fitohet kaq shumë? Sepse ekziston një rrogë minimale zyrtare, e përcaktuar në ligj, e cila është 2300 franga për muajin e parë dhe 3200 franga për të dytin. Respektivisht në euro janë 2200 dhe 3100 euro.

Kjo kërkesë pune vjen nga zona e Canton Ticiono, ku kostoja e jetesës është mjaftueshëm e lartë, por që me siguri çdo shqiptar, me pak kursim mund t’ia dalë më së miri. Sic shprehet docenti i politikës migratore në universitetin Neuchatel Etienne Piguet, “në këtë sektor në Zvicër ka mangësi të mëdha punëtorësh, ndaj kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë punësimi”.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button