Lëvizja BESA – Takim me banorët e Lubetenit

Mbrëm Lëvizja BESA qëndroi në fshatin Luboten të rrethinës së Shkupit, ku u prezantua platform e Lëvizjes “RIDEFINIMI”. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

I pari që u paraqit para të pranishmëve ishte koordinatori i Lëvizjes BESA për Komunën e Butelit, z. Dritan Ademi. Ai në këtë tubim deklaroi: “Lëvizja BESA erdhi në skenën politike për arsye të nevojës për ndryshim në shoqëri. Do të punojmë pa e kursyer veten që për të gjithë të bëhet mirë. Do të punojnë pa u kursyer që ta heqim nga skena politike hakmarrjen. Ne askujt nuk do t’i hakmerremi pse nuk ka qenë me ne. Për fund z. Dritan Ademi theksoi: “Të nderuar, si profesor që jam, gjithnjë dhe çdo ditë e shoh se në çfarë mase ka degraduar arsimi shqip dhe duhet të jesh fare pa ndjenja që të rrish anash dhe të mos bësh asgjë që diçka të përmirësojë. Në të vërtetë, ky ka qenë motivi kryesor i imi që iu bashkova BESËS,” përfundoi ai.

Në këtë tubim fjala ju dha anëtarëve të Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Skender Rexhepi – Zejd ku folën për Platformën e Lëvizjes BESA “RIDEFINIMI”. Ata shpjeguan arsyen dhe pse është e nevojshme ridefinimi i shtetit dhe si mund të arrihet deri te kjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button