Recension: Sulmohet një kratovas para banesës së tij

лллллллл-09876-098-crop-resize

 

Ky material mund të merret si shembull, edhe për ndonjë tekst mësimor, se si mund të “vritet” një lajm. Informata nga kronika e zetë është “bombë”, mirëpo ajo është përpiluar aq në mënyrë të ngathtë profesionalisht duke e përcjellë atë thjeshtë nga buletini policor, sa që publiku, nëse paraprakisht nuk e ka dëgjuar lajmin, nga ajo që është ofruar në tekst assesi nuk mund të konstatojë se bëhet fjalë për sulm mbi një gazetar. Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi – që publiku të (mos) informohet se është rrahur një gazetar që është i njohur për qëndrimet e tija antiqeveritare.

ллллллллLinku deri te artikulli origjinal: Sulmohet një kratovas para banesës së tij

Data dhe koha e publikimit: 23.05.2015, 13:05

Data e recensionit: 26.05.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

LAJM I HUMBUR NË FJALORIN BUROKRATIK-TEKNIK POLICOR

Nuk është problem vërtetësia, sepse lajmi është i vërtetë, mirëpo mënyra se si është transmetuar. Menjëherë dëshiroj të pyes se pse kemi nevojë për medie, në qoftë se ajo, pa asnjë intervenim gazetaresk, vetëm e “lexon” komunikatën e MPB-së. Për stilin e buletineve policore nuk ka se çka të diskutohet – ato janë të tilla: të thata, teknike, skajshmëritsht burokratike dhe kjo qasje edhe pritet nga MPB-ja. Mirëpo, gjithsesi është e papranueshme që po ato formulime, pa asnjë plotësim, apo ajo që është më e rëndësishme, pa asnjë sqarim, thjeshtë të “transmetohen me megafon” nëpërmjet një televizioni nacional. Puna qëndron në atë se mënyra në të cilën është shkruar buletini i MPB-së, e pastaj është bërë “copy-paste” nga kjo medie, në fakt nuk e tregon informatën se personi i sulmuar, “kratovasi”, është gazetar. Domethënë kemi sulm mbi një redaktor të një portali në internet, që është i njohur për kritikat e tij të zëshme kundër pushtetit. Si ai e kryen punën, a i respekton standardet profesionale, a na pëlqen ose jo, absolutisht është e parëndësishme sepse është FAKT  se është rrahur një gazetar. Vini re, nuk flasim për zënkë të vogël, ose dy-tre shuplaka, por për persona të maskuar të cilët me shufra metalike e kanë goditur në kokë. Më seriozisht, shëndoshë! Kemi qëllim, plan dhe ekzekutim. Е ky seriozitet nuk tregohet në artikull. Në vend të kësaj, kjo na “shitet” si një incident i zakonshëm nga kronika e zezë. Inicialet, mosha, i goditur dhe gjithsesi “МPB-ja ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve”. Pesha е incidentit është edhe më e madhe nëse merren parasysh disa sulmе dhe frikësime të gazetarëve të tjerë gjatë periudhës së kaluar. ОKjo paralajmëron një trend të mundshëm të përkeqësimit të situatës edhe ashtu katastrofale në mediat e Maqedonisë. Këtë e theksojmë vetëm si argument plotësues se pse ka pasur nevojë që ky incident të trajtohet shumë më seriozisht dhe me një angazhim të mirëfilltë gazetaresk.

Prandaj, do të themi se ky nuk është informim i mirëfilltë i opinionit, për shkak se lajmi kryesor është humbur në fjalorin burokratik-teknik policor.

Lajme të ngjashme

Back to top button