Pendarovski: Gruevski e kuptoi se s’ka dobi prej Rusisë

Ish kandidati për president i Maqedonisë nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë emisionit të mbrëmshëm ‘Rruga drejt…’tha se  është mirë që përfundimisht në kryeministrit Gruevski,  e ka kuptuar se s’ka dobi prej Rusisë.

“Vetëm shtetet dhe pushtetarët të cilët u dridhet pushteti lidhen me Rusinë. Pse më herët nuk e thanë këtë gjë. Ishte nëntë vite kryeministër, edhe 4 vite më parë ka qenë ministër dhe në asnjë moment nuk e ka përmendur Rusinë. Tani është në rrezik ta humbë pushtetin dhe prandaj afrohet te Rusia pasi ajo nuk e qoroton”, tha Pendarovski.

Sa u përket “bombave” të opozitës, ai tha se në të ardhmen do të ketë më shumë material për politikanët shqiptarë. Sipas tij edhe nëse më herët do të kishte materiale për shqiptarët, partitë aktuale do të ishin sërish të afërta me Gruevskin.
Ndërkohë i ftuari tjetër në ‘Rruga drejt…’, Zudi Xhelili, u shpreh se poqëse  deri më tani njëri prej tre posteve kryesore shtetërore do të ishte në dorë të shqiptarëve, atëherë që moti Maqedonia të do të ishte anëtare e NATO-s.

“Nëse njëri prej posteve kryesore shtetërore do të ishte i shqiptarëve, ose më saktësisht presidenti të ishte shqiptarë, jam i sigurt se që moti Maqedonia do të ishte anëtare e NATO-s”, deklaroi Zudi  Xhelili, ish kandidat për president.
Sa i përket krizës aktuale politike, Xhelili theksoi domosdoshmërinë e prezencës së  faktorit ndërkombëtar në negaociata edhe atë me më shumë seriozitet me qëllim që kriza në Maqedoni të tejkalohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button