Alojz Peterle sot do të qëndroj për vizitë në Maqedoni

­ Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzierë Parlamentar i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, Alojz Peterle sot do të qëndroj për vizitë në Maqedoni. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i parlamentit, Peterle do të mbajë takim tetë a tetë me deputetin Kenan Hasip, i cili është bashkëkryesues i komitetit të përzierë parlamentar RM ­ BE, ndërsa më vonë do të takohet me Hasipin dhe anëtarët e tjerë të Komitetit të Përzierë Parlamentar.

Takimi i fundit i 12­ti me radhë i Komitetit të Përzierë Parlamentar u mbajt në Parlamentin Evropian në Strasburg nga fundi i nëntorit 2014 dhe pasoi pas zgjedhjeve të parakohëshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Në takimin i cili për herë të parë u mbajt në mandatin e ri u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sundimin e ligjit, reformimin e gjyqësorit dhe administratës, luftës kundër korrupsionit, për lirinë e shprehjes dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button