Gostivar: Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Në orët e pasditës në ujërat e lumit Vardar në pjesën e fshatit Çajlë është mbytur një person. Tv2 mëson së bëhet fjalë për një banor të fshatit Çajlë të moshës rreth 80 vjeçare. Kalimtarët e rastit e kanë vërejtur trupin në ujërat e lumit Vardar, pas çka kanë njoftuar organet e rendit. Policia ndodhet në terren dhe është duke u kryer ekspertizë. Trupi i pajetë është tërhequr nga Lumi dhe më pas me urdhër të prokurorit publik është dërguar për obduksion në Spitalin e Gostivarit. Informata të tjera rreth rastit tragjik do të shpalosen pasi të kenë përfunduar hetimet rreth rastit, thanë nga Policia e Gostivarit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button