Putin: Rusinë e Maqedoninë i lidh afërsia shpirtërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij mbështet përpjekjet e lidershipit të Maqedonisë për të normalizuar situatën politike në vend, transmeton REL.

Ai ka thënë se është në interes të Moskës që të shohë një Maqedoni të qëndrueshme dhe të begatë.

Putin ka thënë se Rusinë dhe Maqedoninë e lidhin rrënjë të thella historike dhe kulturore, si dhe “afërsia shpirtërore”.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie në Kremlin, me rastin e pranimit të letrave kredenciale të 13 ambasadorëve të rinj në Moskë.

Lajme të ngjashme

Back to top button