Taleski nuk përfill protestuesit, organizohet referendum për zgjedhje të reja

Një pjesë e protestuesve, pas mbrëmjes të mbrëmshme të kaluar nën qiell të hapur, ditën e sotme e kaluan të “barikaduar” nën tenda para selisë së Komunës. Ata ia kishin dorëzuar kryetarit Taleski tekstin e shkruar të dorëheqjes që ta nënshkruajë, por ky i fundit as që ia vari veshin.

Protestuesit para se të largohen nga “fushëbeteja”, në hapësirat para selisë së Komunës ia shtruan pankartat, mbi të cilat duhet të shkelë kryetari gjatë daljes nga puna. Mesazhet e pankartave janë të gjitha me porosi të ngjashme: Largohu Taleski!

Pas kësaj, sipas fjalëve të njërit nga organizatorët, lija Ballto, hapi i ditëve në vijim do të ishte organizmi dhe shpallja e referendumit për organizimin dhe realizimin të zgjedhjeve të jashtëzakonshme jo vetëm për kryetarin, por edhe për këshilltarë të këshillit komunal.

Lajme të ngjashme

Back to top button