EKSKLUZIVE: përderisa LSDM-ja bën kamping – Rada dhe Boboja ikën me aeroplan

Titull senzacionalist për tekst senzacionalist dhe manipulativ. Ekskluzive: LSDM-ja bën kamping, Rada ikën me aeroplan! Këtu ekskluzivisht pyesim: E çka nëse Rada ka ikur me aeroplan? Ky është një shembull klasik për atë se si në mungesë të informatave konkrete dhe të verifikuara gazetarët manipulojnë me faktet dhe publikut i ofrojnë fotografi të gabuar.

ЕКСКЛУЗИВНО  додека СДСМ кампува   Рада и Бобо одлетаа   Вечер

Linku deri te artikulli origjinal: EKSKLUZIVE: përderisa LSDM-ja bën kamping – Rada dhe Boboja ikën me aeroplan

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2015

Data e recensionit: 25.05.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Veçeri ekskluzivisht kupton se Radmilla Sheqerinska dhe Bozhidar Jankovski sot në mëngjes u larguan nga Maqedonia nëpërmjet aeroportit “Aleksandri i Madh”, me fluturimin e mëngjesit të orës 5:50 për në Zagreb. A është Zagrebi destinacioni i tyre i fundit, tani për tani nuk kemi informata, apo ndoshta Kroacia është vetëm tranzit deri te ndonjë destinacion tjetër.”

Autori anonim i këtij teksti transmeton, sipas tij, informatë ekskluzive, se nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, së bashku me bashkëshortin e saj, është “kapur” se si nëpërmjet aeroportit “Aleksandri i Madh” ka shkuar për në Zagreb. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Autori hap edhe një dilemë dhe paraqet teorinë se ndoshta, Zagrebi nuk është destinacioni i saj përfundimtar. Me lajmin bombastik gjithçka do të ishte në rregull në qoftë se, për shembull, Sheqerinska është terroriste e njohur, ose ndoshta ka ndonjë padi penale dhe kundër saj zhvillohet ndonjë procedurë gjyqësore në vend. Mirëpo, një gjë të tillë, me sa dihet në opinion, nuk ka. Sheqerinska nuk është ndonjë kriminele, që të çuditemi se pse largohet nga Maqedonia. Shkaqet për udhëtimin e saj mund të jenë të shumta, mirëpo, megjithatë, nuk ka asgjë kontestuese në të. Ajo që është kontestuese dhe që mund të hapë shumë çështje, është se personi në fotografitë që janë vendosur në tekst, a është me të vërtetë Radmilla Sheqerinska, ose ndoshta, dikush që i ngjan asaj. Kur autori i fotografive nuk është i nënshkruar, nuk mundet të thuhet me siguri se bëhet fjalë për të.

Është i qartë qëllimi që të ngrihet pluhur për një informatë të zakonshme dhe për këtë të krijohet përshtypje e gabuar te lexuesit, dhe e gjithë kjo për lexueshmëri më të madhe.

Më poshtë në tekst, autori i këtij artikulli e zbulon qëllimin e tij dhe del me gjykimin se Sheqerinska ka udhëtuar, përderisa bashkëpartiakët e saj akoma kanë bërë kamping para qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqje të Gruevskit. A është kjo për t’u dënuar? Askush nuk ka të drejtë askë ta gjykojë nëse për këtë nuk ka fakte dhe arsye konkrete. Aq më pak kjo është detyrë e gazetarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button