Tetova, e para për papunësi!

Tetova, për nga numri i të papunëve që aktivisht kërkojnë punë – radhitet para Shkupit, nëse kihet parasysh raporti i popullsisë mes këtyre dy qyteteve. Kryeqendra e Maqedonisë ka tre herë më shumë banorë se sa Tetova, e cila numëron popullatë prej 200 mijë qytetarëve. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se në muajin mars në kryeqendrën e Maqedonisë janë regjistruar 21.529 të papunë, ndërsa në Tetovë janë 13.576 të papunë që në mënyrë aktive kërkojnë punë. Më pas vijojnë Kumanova me 11.212 të papunë, Prilepi me 9817 të papunë, Manastiri me 7636 të papunë dhe Gostivari me 7074 të papunë.

Sipas shkallës së arsimimit, numri më i madh i të papunëve janë me arsimim të ulët dhe kjo shifër arrin në rreh 69 mijë veta. Me arsimim të mesëm janë 37.753 të papunë, me shkollë të lartë 2389 veta, me fakultete 15.685 veta, 1008 magjistra dhe 31 doktorë shkencash.

Në Maqedoni në fund të muajit mars janë regjistruar 126.161 persona të papunë që kërkojnë punë në mënyrë aktive dhe 98401 persona të tjerë që nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button