Një “El Classico” për Paul Pogba!

– Një “El Classico” për Paul Pogba! Kështu e quajnë mediat e huaja! Juventus kërkon 90mln € dhe lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur tek Barcelona! Barcelona ka ofruar deri më tani 80mln €. Plus që agjenti i tij, ka bërë të ditur Barcelonës, se lojtari dëshiron që të jetë i 2’ti, pas Messi’t, më i paguari në Barcelonë!

Edhe pse më herët gjatë ditës, e përditshmja italiane “La Stampa” publikoi lajmin se Real Madrid ka paraqitur ofertë për Pogban, vetë klubi i Real Madridit ka publikuar një komunikatë duke mohuar njoftimet se ka bërë ofertë, dhe se është në negociata me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Real Madrid nuk është në bisedime me mesfushorin Paul Pogba. Los Blancos kanë publikuar një komunikatë duke mohuar njoftimet se janë në fazë të avancuar për blerjen e yllit francez.

“Nuk kemi bërë asnjë kontakt me klubin ose përfaqësuesit e mesfushorit të Juventusit”, thuhet në njoftimin e Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button